Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qasjen e tij në dialog me Serbinë.
Sipas Hazirit, kreu i ekzekutivit nuk ka zgjidhur asnjë çështje të vetme, pasi siç ka thënë, ka biseduar edhe është darkoduar me palën serbe lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.
“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajçak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të”, ka shkruar Haziri.
Tutje, ka thënë se në takimin e nesërm në Bruksel, Kurti duhet ta ketë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt për marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione”.
“Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut”, ka përfunduar Haziri shkrimin e tij./arbresh.info/
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...