Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje ish-ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliut. Haziri ka thënë se Veliun nuk e ndalin akuzat e militantëve të një partie me ideologji tjetër.
‘’Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër’’, ka thënë Haziri.
‘’Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…’’
Ai ka shtuar se tendencat për lincim pubik ndaj Veliut janë të ulëta, duke shtuar se Veliu është një ‘’rugovist’’ i cili ka punuar për liri, pavarësi dhe demokraci.
‘’ Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!’’, shkruan Haziri.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...