Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka deklaruar se e përgëzon ish-kryeministrin Isa Mustafa për letrën që ia kishte dërguar Mogherinit në lidhje me Asociacionin.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se Konjufca duhet edhe ta përqafojë Mustafën, e sidomos për rolin e Kushtetueses në formimin e Asociacionit.
“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë!”, ka shkruar Haziri.
Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke folur mbrëmë për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.
“Na u është dukur një siguresë e mirë….Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë