Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili kohëve të fundit ka shmangur paraqitjet e tij me Isa Mustafën, ka kërkuar përfshirjen e partive opozitare në vendimmarrje.
Veç kësaj, ai ka thënë se është koha t’i kthehemi Shtetit e jo partive politike, përcjell Arbresh.info
“Si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, më bënë nderë përmbushja e vullnetit të popullit për Liri, Pavarësi e Demokraci. Por, Republika jonë 8-vjeçare, po lëngon nga mos arritja e shtetndërtimit, mos shtrirja e sovranitetit në tërë territorit e Republikës, vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës Lindore nga padrejtësia, diskriminimi dhe të drejtat politike e etnike të mohuara atje, integrimi i opozitës në vendimmarrje e gjithëpërfshirje…Koha e fundit t’i kthehemi shtetit e jo partive, në emër të Familjes, Shtetit e Zotit! Lutfi Haziri”, shkruan Haziri./Arbresh.Info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...