Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën si po e trajtojnë krizën politike që po zgjat prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haziri ka theksuar se PDK-ja është dashur të veprojë menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesa opsionale dhe jo të bëj deklarime me vonesë, më 9 e 10 qershor.
Sipas tij, përpjekjet për bashkëpunim me PDK-në kanë ekzistuar dhe kanë qenë konstruktive, ndryshe nga ajo që ai e cilëson si “bashkëpunim tejet zyrtar” me VV-në.
“Prej 9 shkurtit çfarë është dashur ta bëjë zoti Hamza dhe PDK-ja është që në 10 shkurt në mëngjes me definu kërkesën opsionale edhe me pas veprim opsional për këtë çështje, e jo me 10 qershor e 9 qershor me komuniku, unë e di që në debat… Kemi provuar, ka pasur takime politike, komunikim politik, ka pasur takim të vogla të rralla, komunikimi nuk ka munguar. Krejt është në kudër të një bashkëpunimi politik që është i mirë dhe i cili ka munguar me partinë e parë”, ka deklaruar ai, në Debat Plus.
Ai ka thënë se LDK-ja ka lexuar drejt mesazhin politik të liderit të VV-së për ndërtimin e institucioneve me LDK-në.
“Defacto në funksion të komunikimit politik nuk ka pasur, komunikimi i partisë së parë me LDK është komunikim me letra. Nuk është asgjë e keqe, por në rastet kur punojnë partitë me zgjidh problemin komunikimi me letra tregon nivelin edhe formatin e bashkëpunimit. Ky bashkëpunim është tejet zyrtar. Letra shpreh dëshirën politike, vullnetin politik, me kunja shpeshherë, edhe pse LDK-ja e ka lexuar drejt që është vullnet politik i liderit te VV-së me ndërtu me institucione me LDK-në”, ka deklaruar Haziri.
“Opsioni ynë është i qartë: ndërtimi i një qeverie të përbashkët. Në këtë formulë nuk fiton e as nuk humb askush, fiton demokracia parlamentare”, ka shtuar Haziri.
Në fund, ai përmendi edhe rolin e Listës Serbe, duke theksuar se edhe pse janë të certifikuar si deputetë, ata janë përjashtuar nga formula e re e përbërjes së Kuvendit dhe nuk po marrin pjesë në funksionimin e tij.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran