Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.
“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, ka shkruar Haziri.
Kjo deklaratë e Hazirir vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për të krijuar një koalicion qeveritar.
Ndryshe, kreu i LDK-së, isa Mustafa, në një intervistë për një televizion të premten ka thënë se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve LDK-ja vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3422894621084246
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...