Lidhja Demokratike nuk do t’i jap kurrfarë përkrahje koalicionit PAN, e as nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, thotë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
“PDK dhe kryetari i saj nuk e ka asnjë mbështetje politike të LDK’së dhe asnjë mbështetje tjerër. Ajo parti e ka rrënu çdo lloj ure të bashkëpunimit që e kemi pasur”, është shprehur Haziri për KTV’në.
Ai ka folur edhe për deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa që mund ta votojnë qeverinë Haradinaj, të cilës i duhen edhe dy deputetë për të arritur shumicën parlamentare.
Deputetët e LDK’së që dalin nga kornizat e vendimeve që ka marrë partia, duke e votuar formimin e Qeverisë nga PAN, sipas Hazirit, do të rrezikojnë jetën e tyre politike.
“Nuk besojë qe ka aventurierë politikë të cilët mund të bartin një përgjegjësi të tillë sepse mund të përkthehen në palaço politikë edhe mund të nënshkruajnë mbylljen e jetës politike në Kosovë përfundimisht ata që mendojnë të dalin jashtë kësaj kornize, që fundja, qytetarët e Kosovës e kanë vendos”, ka thënë Haziri./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër