Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike, Naser Korça, ka vizituar sot vendbanimet e brezit kufitar, duke përfunduar vizitën te fermeri Kadri Bajrami, në fshatin Stançiq.
Kreu i Gjilanit theksoi se banorët e Malësisë së Karadakut janë heronjtë e kufirit atje, derisa i ka konfirmuar këtij fermeri zhvillimin e projekteve infrastrukturore në këtë fshat të brezit kufitar.
“Vizitova vendbanimet në Malësinë e Karadakut dhe në fund qëndrova tek heronjtë e kufirit, siç është kryefamiljari Kadri Bajrami, një fermer i zoti. Stançiqi dhe Gryka e Karadakut deri te Maja e Zezë, është kthyer në zonë turizmi, zhvillimit të blegtorisë dhe zhvillimit rural. Bashkë do të vazhdojmë edhe ne Buricë, Lipovicë, Bukovik, Capar e deri në Sllubicë e Kokaj”, ka thënë Haziri.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?