Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ikur përgjegjësisë gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë.
“Ish ministri Vitia si person përgjegjës gjatë asaj periudhe kohore u ikte pyetje që kishin të bënin direkt me kontratat që i ka nënshkruar gjatë kohës së pandemisë që dyshohen se kanë qenë abuzive”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.
“Një kompani që e ka qenë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në kontratën 6 milionëshe që është nënshkruar, mbi tre milionë i ka përfituar ajo kompani me dy punëtorë dhe kapital një mijë euro. Gjysmën e buxhetit për pandemi e ka marrë një komani e afërt me LVV”.
Haxhiu në Edicionin Special është shprehur se Arben Vitia në shumë prej pyetje të bëra sot është përgjigjur me “S’di”.
“Ai kishte qenë veç për konferenca sepse punët tjera nuk po i ditke. Është përgjigjur disa herë me “s’di, s’di, s’di. Përgjegjësinë e bartte tek të tjerët jo tek firma e tij. E tëra është e kurdisur dhe koordinuar dhe përfundimi është zhvatja e milionave”.
Haxhiu ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision shpesh ndërhyjnë me qëllim që ta pengojnë punën aty.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...