Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, që ka thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, thotë se Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.
Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova, profesionistët shëndetësorë.
“I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”, ka thënë Haxhiu.
“Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...