Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur vendim për keqardhje.
Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook:
“Vendimi për papranueshmëri të kërkesës së opozitës është për keqardhje. Në atë vendim nuk ka as shpjegim profesional e kushtetues! Është e dhimbshme se si ata që paguhen me parat e taksapaguese tanë dhe janë aty për të mbrojtur edhe ca nene që kanë mbetur pa u shkelur, ndikohen nga pushteti dhe ca burokratë ndërkombëtar!
Meqë ky regjim autoritar ka kapur secilin institucion të pavarur nuk ka zgjidhje tjetër: këta duhet hequr përmes shesheve. Vetëm kështu e mbrojmë territorin, sovranitetin, institucionet e Republikën!”.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA