Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se Gjykata Kushtetuese do të mund të zgjidhë ngërçin institucional që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.
“Nuk kam besim se Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi do të na japë rrugë për zgjidhje. Çështja është se nuk ka objekt”, tha Haxhiu ne RTK.
Ajo theksoi se kërkesa e dorëzuar nga AAK në Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi mungon një vendim të Kuvendit që do të mund të kontestohej.
“Nuk ka një vendim të miratuar nga Kuvendi që të mund të konsiderohet si objekt i ankesës për Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Haxhiu, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e bllokadës aktuale kërkon një vullnet të ri politik dhe jo vetëm ndërhyrje juridike.
“Pra ata vetëm kanë thënë që e kundërshton Komisionin për votim të fshehtë. Por këtu nuk ka vendim, pra nuk ka një objekt që mund të kundërshtohet. Në raste të tilla Gjykata tashmë ka krijuar praktikë. Ka thënë se nuk përgjigjet për veprimet, unë përgjigjem për vendimet dhe këtu nuk ka vendim. Unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese do ta shpallë të papranueshme”, ka thënë Haxhiu.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit