Kryetarja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin e mosmbajtjes së esencave të Kuvendit të Kosovës edhe pas konstitutimit të legjislaturës së gjashtë.
Këtë shqetësim ajo e ka ngritur gjatë një takimi që Grupi Parlamentar i VV-së ka pasur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shkruan arbresh.info.
“Ky është shqetësimi jonë më i madh dhe janë shenja se a do të funksionojë mirë ky Kuvend”, ka thënë ajo.
Sipas saj Qeveria Haradinaj po e shpërfill Kuvendin ndërsa edhe varësia prej votave të Listës Serbe mbetet problem.
“Kur flasim për formimin e ushtrisë Lista Serbe e kundërshton këtë duke e bërë kështu jofunksional shtetin e Kosovës ndërsa e dimë që Kosova ka nevojë për ushtri”, ka shtuar ajo.
E sa i përket drejtësisë ka thënë se Kosova ka shumë probleme.
“Konsideroj që është e rëndësishme të fuqizohet sistemi i drejtësisë”, ka thënë Haxhiu në takimin me Apostolovan.
/arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A