Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ish-kryeministri britanik Tony Blair është miku i madh i popullit shqiptar, që ka hyrë në zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ajo tha se Blair në rolin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar i dha forcë popullit të Kosovës dhe mundësi politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës në luftën e saj të drejtë, shkruan Arbresh.info.
“Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.”, u shpreh Haxhiu.
“Në 25-vjetorin e çlirimit, Tony Blair erdhi sërish në Kosovë për të festuar plot krenari sukseset e Kosovës, progresin e arritur falë edhe rolit të tij dhe të spektrit politik në Mbretërinë e Bashkuar që kontribuojnë pandërprerë në forcimin e shtetit të Kosovës.”, shtoi ajo.
Ministrja Haxhiu theksoi se suksesi është i përbashkët, prandaj edhe festa e çlirimit të Kosovës është festë e të gjithë atyre që kontribuan në çlirimin tonë.
“Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...