Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se pret votat nga AAK-ja e Nisma për votimin e kandidatit nga komuniteti serb për nënkryetar, konkretisht për Nenad Rashiqin.
Ajo ka shtuar se me mosvotim situata po shkon drejt zgjedhjeve, e se VV-ja nuk do zgjedhje.
“Sot mund të jetë seanca e fundit sepse nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret, atëherë nuk ka arsye të mblidhemi pas 48 orëve. Është e rëndësishme ta konstituojmë Kuvendit sepse kjo situatë çon në zgjedhje. ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në zgjedhje, mendojmë se duhet të konstituohet. Është në dorën e opozitës, nëse PDK, LDK refuzojnë ta bëjnë këtë, të paktën presim nga AAK, Nisma”, ka thënë ajo.
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...