Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lista Serbe tentoi të bëjë mashtrime me prona në komunat me shumicë serbe, përmes Radomir Llabani, i cili aktualisht është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam njoftuar vetëm kur ka qenë procedura e noterëve, dhe tash në letrën që më ka ardhur nga institucionet e sigurisë, kam pasur informacionet që planet kanë të bëjnë mashtrime me prona. Pra, Lista Serbe përmes këtij, në komunat me shumicë serbe, të bëjë dallavere me prona me Radomir Llabanin si noter, e plot informacione tjera.
Pse nuk është arrestuar, pyete Prokurorinë Speciale. Thirre Blerim Isufajn në studio pse nuk po merret me Radomir Llabanin, ose Nexhmi Rexhepin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, pse nuk po nisni procedurat e shkarkimit të Radomir Llabanit. Sfidoni!”, ka deklaruar Haxhiu në Debat Plus.
Ajo shtoi se për mosveprim ndaj Llabanit, përgjegjësia bie mbi Kushtetuesen.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën