Kuvendi i Kosovës është i konstituar, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.
Ajo pasi u pyet nga kp në lidhje me ankesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive, tha se LVV-ja po pret votimin e qeverisë së re, derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë kohë mandatarit Kurti për ta formuar ekzekutivin e ri.
Më i rezervuar për të komentuar u shfaq kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i cili nuk ktheu përgjigjje për këtë çështje.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me datë 10 tetor zgjodhi nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.
Me 71 vota pro, Nenad Rashiq u emërua nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas nominimit të fundit pasi përfunduan kandidaturat e Listës Serbe. /Rtv21
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein