Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për thirrjet e para nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haxhiu ka thënë në televizionin T7, se Gjykata Speciale po shërbehet edhe me dosje të hartuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas tij, LDK ka pasur një komision pas përfundimit të luftës, i cili është marrë me grumbullimin e të dhënave për krimet e luftës të kryera në vend.
Haxhiu ka thënë se nuk i kujtohen emrat e udhëheqësve të këtij komisioni.
Ai ka thënë se dosjet e përpiluara, ky komision i LDK’së i ka dorëzuar në policinë e UNMIK’ut.
Sipas Haxhiut, komisioni është krijuar “për qëllime politike, për eliminimin e krerëve të UÇK’së nga skena politike”.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit