Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas takimit me Komisionin e Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, tha se thirrja për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve do të hapet më 26 shkurt.
Haxhiu inkurajoi aplikimin e kandidateve gra.
“Ne u dakorduam me konsensus që shpallja apo thirrja për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të bëhet me 26 shkurt, pra pas pak ditëve do të hapet edhe thirrja publike për këtë qëllim. Me këtë rast jemi dakorduar që komisioni në mënyrë të veçantë të inkurajojë gratë për të aplikuar në këto dy pozita, duke pasur parasysh që në përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese janë gjashtë gjyqtarë burra dhe në anën tjetër vetëm një grua”, tha Haxhiu.
Ajo u bëri ftesë të gjyqtarëve të kandidojnë, teksa tha se do të kujdesen që procesi të jetë transparent, profesional dhe meritor.
“Siç kemi thënë në vazhdimësi, Kuvendi i Kosovës ka shumë obligime në raport me plotësimin e pozitave vakante, prandaj përveçse sot shpallëm konkursin për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, do të vazhdojmë nesër me një anëtar të Këshillit Gjyqësor“, tha tutje ajo.
Rob Jetten, bëhet kryeministri më i ri holandez
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë