Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, lidhur me rastin e mostrave të Astrit Deharit.
Haxhiu, me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Ish-ministri me shurdhues, Abelard Tahiri, paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu, teksa shtoi se si ministre e Drejtësisë, ndien për obligim të demantojë shpifjet e trilluara duke shfaqur shpresën që pas këtyre deklaratave do të ftohet si dëshmitar tek organet kompetente.”, ka shkruar Haxhiu.
“Për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i kam njoftuar institucionet e drejtësisë në orët e mbrëmjes së 7 dhjetorit të vitit 2022, ndërsa opinionin publik përmes konferencës për medie më 8 dhjetor 2022. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë. Aludimi i tij në konferencën e djeshme për media, se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë qenë në njohuri për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, që në pranverën e vitit 2022, zgjon dyshimet e bazuara se mbase Tahiri ka qenë i informuar që prej asaj kohe”, shtoi ajo.
Më tej, ajo shtroi një sërë pyetjesh ndaj deputetit Tahiri,duke aluduar nëse ky i fundit mund të ketë qenë i informuar për rastin.
“Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave? Të gjitha këto dyshime që i mundësoi Tahiri përmes deklaratës së tij, le t’i dëshmojë tashmë edhe si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës” ka shkruar Haxhiu, duke vënë në dukje dyshimin për motivet e zvarritjes për zbardhjen e rastit Dehari.
“Motivet për zvarritjen e zbardhjes së rastit të vrasjes së Astrit Deharit mbesin ende të panjohura për ne, dhe për këtë familja e Astrit Deharit kanë kërkuar në vazhdimësi që të ndryshohet prokurori. Abelard Tahiri po ashtu thekson së që nga zhdukja e mostrave u vështirësua dhe mjegullua hetimi në rastin Dehari edhe pse ai e di shumë mirë që analizat e atyre mostrave janë bërë që nga koha kur është vrarë Astriti dhe raportet për të njëjtat tashmë janë në Prokurori. Zërat e tillë vijnë për të larguar vëmendjen nga diku tjetër, dhe asnjëherë për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Por, le të shpresojmë që deklarata e tij mund t’i kontribuojë të vërtetës për zhdukjen e mostrave, siç potencon ai që nga pranvera e vitit 2022″, shkroi mes të tjerash Haxhiu./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...