Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

13:27 | 17 Mars 2026
R J

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.

Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.