Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim të veçantë përfaqësuesit e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, duke i përgëzuar për sukseset e jashtëzakonshme të arritura në skenën ndërkombëtare gjatë këtij viti.
Haxhiu theksoi se ky ka qenë një vit i paharrueshëm për orkestrën, e cila fitoi katër çmime prestigjioze në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë. Po ashtu, ajo u shpall fituese e çmimit kryesor “Grand Prix” dhe zuri vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026” në Spanjë.
Sipas presidentes në detyrë, këto arritje dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë artistik të fëmijëve dhe të rinjve të Kosovës, të cilët po e përfaqësojnë vendin me dinjitet përmes artit.
Ajo vlerësoi se suksesi i orkestrës është rezultat i punës së palodhshme të dirigjentit Vehbi Shosholli, drejtoreshës Hana Petrovci, stafit të shkollës “Amadeus”, si dhe përkushtimit të vetë anëtarëve të orkestrës.
“Në veçanti i përgëzoj për këto arritje të merituara dhe u uroj edhe më shumë suksese në skenat ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu.//Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...