Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.
“Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi”, thuhet në njoftim.
Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi kryeparlamentares Nikolla, në punët si kryetare e Kuvendit.
Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.
“Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Nikolla falënderoi ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres
Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë. /arbresh.info/

77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...