Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu së bashku me Zëvendësministrin Blerim Sallahu, kanë pritur në një takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Ministrja Haxhiu fillimisht e ka uruar ambasadorin De Riu për detyrën e re duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Ministria e Drejtësisë me Ambasadën e Italisë në Kosovë.
Në takim me ambasadorin De Riu, ministrja Haxhiu shkëmbeu informacion mbi ecurinë e reformës në drejtësi, përkatësisht mekanizimin e vetingut i cili, sipas saj, do ta kthej besimin me qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Ministrja Haxhiu, poashtu e ka informuar ambasadorin lidhur me aktivitetet tjera të cilat i bartë Ministria e Drejtësisë duke potencuar faktin se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm në realizimin e këtyre aktiviteteve.
Gjithashtu në këtë takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të shtetit Italian dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht në fushën e drejtësisë.
Ambasadori De Rio i shprehu ministres Haxhiu vlerësimin e tij për reformën e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ndërsa theksoi se shteti italian do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës duke rikonfirmuar kështu bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime