Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është gëzuar raportit të Transparency International ku Kosova nga 180 është renditur në vendin e 81-të për perceptimin e korrupsionit publik.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
“Për vitin e dytë radhazi Transparency International e renditë Kosovën si një shtet me progres në luftën kundër korrupsionit. Indeksi i perceptimit të korrupsionit i publikuar sot për mbi 180 shtete në mbarë botën e vendosi Republikën tonë në vendin e 84 me 41 pikë, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë.
Qeverisja jonë me duar të pastra, pa tender të fiksuar më parë, pa nepotizëm, pa ndërhyrje në sistemin e drejtësisë reflektohet në këtë indeks global por edhe në raporte të tjera ndërkombëtare.
Ne u gëzohemi raporteve e indekseve globale që vendosin Kosovën lartë. Ky është motiv shtesë për angazhimin e secilit në rrugën e pa kompromis në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu. /arbresh.info/
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...