Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes pas vendimit të PZAP-së ka akuzuar Nismën dhe AKR-në që janë munduar të bëjnë gjithcka për të shtuar ndonjë votë, për të kaluar pragun.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se nuk ia kanë dalur pasi që në QNR është mbrojtur secila votë e qytetarëve.
Tutje, ajo ka thënë se përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it po mundohen që t’ia marrin tre mandate Lëvizjes.
Shkrimi i plotë:
Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun.
Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë të qytetarëve.
Tani pas shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së, u munduan përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, t’ia marrin 3 mandate Lëvizjes. Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë.
Pazaret nuk do t’i lejojmë. 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi