Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kudnërpërgjigjur akuzave të kreut të OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj, i cili tha se nuk u thirr në takim për themelimin e Institutit për krime të luftës.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar akuzat e Haradinajt ndaj saj dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.
Madje, ministrja Haxhiu ka publikuar edhe e-mailat, ku shihet se edhe OVL e UCK-së ishin ftuar në takim./arbresh.info

Sqarimi i plotë:
Sqarim
Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit.
Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.
Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimim e djeshëm.
Kjo nuk qëndron.
Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar.
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...