Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE’në, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëson e ka përshëndetur njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.
“Duke e njohur linjën e z. Kurti, i cili në vazhdimësi është pyetur për njohjen e Izraelit, edhe në kohën kur është nënshkruar ky dokument nga Avdullah Hoti, ne kemi thënë se është e vetmja pikë është pika e fundit, që ka qenë njohja nga Izraeli. Për ne është shumë e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin”, deklaroi Haxhiu në ‘dPt te Fidani’ në T7.
“Mirëpo, kjo nuk do të thotë padyshim që të prishemi me Turqinë e BE’në, por kjo do të thotë që duhet bashkërisht edhe me Administratën e re të SHBA’së, që të shohim në raport me këtë çështje, në mënyrë që të përmbyllet në favor të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...