Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka komentuar Raportin e BE-së për Kosovën, i publikuar të mërkurën, ku thotë se, për dallim prej viteve të tjera, ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë nuk janë kritikuar në raportin e sivjetëm.
“Kjo është shumë e rëndësishme për ne si Qeveri dhe për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, tha Haxhiu.
Megjithatë, ajo ka theksuar se sistemi i drejtësisë në përgjithësi nuk ‘shpëtoi’ pa kritika.
“Raporti evidenton ngecje në sistemin e drejtësisë sidomos me funksionimin e ngadaltë dhe me mungesën e rezultateve te rastet e korrupsionit të lartë”, shkroi Haxhiu.
Ndër të tjera Haxhiu ka folur edhe për reformat e nisura, të cilat ajo thotë se do të garantojnë funksionimin efikas të sistemit të drejtësisë.
“Reformat që kemi nisur, do të garantojnë sistem të pavarur, efikas e funksional të drejtësisë. Ndryshimet ligjore që i kemi bërë dhe mekanizmat që do të themelohen do të garantojnë luftim të korrupsionit e krimit të organizuar. Kosova po bëhet shtet i së drejtës dhe me institucione që do të gëzojnë besimin e qytetarëve”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...