Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka komentuar shpalljen e kandidaturës për President nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Sipas Haxhiut, Haradinaj po i mendon pozitat e larta shtetërore për t’i ushqyer apetitet e veta.
“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.
“Për cka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”, tha ajo në emisionin Frontal.
Zyrtarja e Vetëvendosjes thotë se politikanët që nuk kanë përkrahje të popullit as nuk duhet t’u shkojë në mendje të kandidojnë për President të vendit.
“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu. /Express/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?