Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar 25 vjetorin e vrasjes së djemve dhe bashkëshortit të Ferdonije Çerkezit, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm dhe i`a vranë.
Haxhiu tha se Nëna Ferdonije është heroinë, e cila jeton mes nesh për të rrëfyer historinë e dhimbshme.
“Nëna Ferdonije është heroina e cila jeton mes nesh për të rrëfyer historinë e dhimbshme jo vetëm të saj, por të të gjithë atyre nënave që padrejtësisht ua rrëmbyen më të dashurit e tyre, për të mos i parë kurrë më”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se me dhembje e krenari do t’i kujtojmë përherë të gjithë ata që u flijuan për atdheun tonë të shtrenjtë.
“25 vite më parë, nëna Ferdonije mbeti pa bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. Djemtë, Armendi, Artani, Ardiani, Edmondi , si dhe bashkëshorti i saj Halimi, u morën me forcë nga policia serbe, vetëm se ishin shqiptarë.Me dhembje dhe krenari do t’i kujtojmë përherë të gjithë ata që u flijuan për atdheun tonë të shtrenjtë”, tha ministrja./Arbresh.info/
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë