Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar ka thënë se kjo ditë na rikujton se shoqëria e drejtë ndërtohet me dinjitet.
Sipas Haxhiut, vitet e fundit janë shënuar me angazhim të shtuar për forcimin e politikave gjithëpërfshirëse, heqjen e barrierave sociale dhe investimin në shërbime cilësore për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim që secili të ketë hapësirë të jetojë me dinjitet dhe të kontribuojë plotësisht në shoqëri, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një ditë që na rikujton se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi dinjitetin, respektin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, pa përjashtim.
Gjatë këtyre viteve kemi dëshmuar përkushtim të për të forcuar politikat gjithëpërfshirëse, për të hequr barrierat sociale dhe për të investuar në shërbime cilësore që i japin çdo personi me aftësi të kufizuara hapësirën të jetojë me dinjitet dhe të kontribuojë plotësisht.
Ky angazhim nuk është thjesht një detyrim ligjor por një parim mbi të cilin qëndron vizioni i një shteti që synon drejtësi, barazi dhe përfshirje reale për secilin qytetar./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave