Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur lidhur me seancën gjyqësore ku akuzohet për mbajtjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo iu ka thënë gazetarëve se ajo ka kundërshtuar Zajednicën.
Sipas saj, opozita aktuale nuk do të ketë nevojë të bëjë veprime të tilla sepse siç thotë ajo “Qeveria e Albin Kurtit nuk bën marrëveshje të dëmshme”.
“Ne akuzohemi për mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës thuajse çfarë krimi keni bërë, ato kanë qenë veprime politike për të ndalur Demarkacionin, dhe në shenjë kundërshtimi me Zajednicën, por që unë do të jemi këtu derisa të mbyllet ky proces”, ka thënë ajo.
“Unë nuk besoj që me Qeverinë e Albin Kurtit do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin, prandaj edhe nuk besoj që do të ketë nevojë që opozita të bëjë veprime të tilla”, ka thënë ajo.
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës