Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, u deklarua pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu theksoi më tej se me moskonstituimin e parlamentit po shkelet Kushtetuta e Kosovës.
Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për çështjen e komisionit për votim të fshehtë.
“Gjykata Kushtetuese është vonuar, duhet ta themi hapur. AAK-ja bashkë me LDK e PDK e kanë kontestuar komisionin për votimin e fshehtë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë ose Gjykata e merr e bënë të pranueshme këtë lëndë dhe e trajton nëse kryesuesi ka pasur të drejtë për komisionin për votimin e fshehtë, dhe ne besojmë fuqishëm që ka pasur të drejtë, sepse Aktgjykimi i Kushtetueses i 2014-s jep mënyra të ndryshme për votim. Letra e presidentes ka thënë se deputetët duhet të gjejnë mënyra për ta konstituuar Kuvendin, pra është në linjë me të dyja këto, ose ta shpallë të papranueshme pra, kushtetuesja duhet t’i bëjë këto. Duke mos pasur objekt Gjykata mund ta shpallë të papranueshme këtë lëndë. Presim vendimin Gjykatës Kushtetuese, por nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë, sepse ne jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar, ende nuk kemi një vendim “, tha ajo./Arbresh.info
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt