“Mua emocion më jep vetëm flamuri kombëtar për këtë të Kosovës nuk di çfarë të them, nuk është se me jep emocion”, ka thënë Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kurdo që kjo Qeveri do të largohet qytetarëve të Kosovës do i kthehet flamuri kombëtar”.
“Të gjithë e dinë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për flamurin e Kosovës, ne mendojmë që është i imponuar dhe nuk është dashur të ndodhë kështu”.
deputetja Haxhiu tha se sheshi “Nënë Tereza” dukej shumë bukur me pankartat e vendosur dhe ato u kritikuan vetëm nga Qeveria e Kosovës.
Ajo ka sqaruar edhe heqjen e pankartave që përmbanin slogane për protestën e 17 shkurtit gjatë ditës së sotme.
“Për heqjen e pankartave jam njoftuar nga aktivistët e Vetëvendosjes dhe kjo është bërë për shkak të erërave të forta dikujt nga qytetarëve i kanë rënë në trup”.
Kështu ne kemi vendosur që t’i largojmë për sa kohë që ka erëra të mëdha, por nesër nëse nuk ka erëra ne do t’i vendosim përsëri”.
Ajo tha se Ka qenë e domosdoshme që edhe përmes aksioneve politike të njoftohet për protesta dhe aksioneve të tilla.
“Vetëm nga deklaratat e Qeverisë janë kritikuar ato pankarta. Ne heqjen e kemi bërë vetëm për shkak të erërave dhe parandalimit të ndonjë lëndimi eventual. Sheshi dukej bukur me ato pankarta, pasi e dimë çfarë dëmi po i sjellë kjo Qeveri vendit”, ka thënë Haxhiu.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...