Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, se kryeministri Albin Kurti, nuk mundet ta marr besimin e qytetarëve, e të ndryshoj vetëm gjendjen financiare të pozitës.
Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti nuk mund të i merr më besimin e qytetarëve duke rritur pagat vetëm të ministrave e pushtetarëve, ku sipas deputetit qytetarët po varfërohen, shkruan arbresh.info.
“Ndoshta në fillim edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh me marr besimin e qytetarëve 51 për qind për ndryshim, e me ndryshuar vetëm gjendja financiare e ministrave e pushtetarëve, me i rrit pagat e tyre, ndërsa qytetarët të varfërohen”, tha Haxhiu.
Ai gjithashtu ka bërë një krahasim mes pasulit në opozitë dhe rakisë në pozitë, duke thënë se këtë nuk ua gëlltit askush.
“Nuk mundesh me e mashtruar qytetarin deri në këtë nivel, me i rrokullis maunet e mallrave të Serbisë, kur je në opozitë, por kur je në pushtet importi me Serbinë me e pasë nivelin më të lartë tregtar. Pasulin me hoxhallarë në opozitë, me e zëvendësuar me raki me kundërshtarët politik kur je në qeveri, këtë nuk ua gëlltit askush”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit