Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka theksuar se kështu si është nuk do ta votojë Gjykatën Speciale. Ai gjithashtu ka thënë se PDK çdo herë është e gatshme për zgjedhje.
Haxhiu ka theksuar se nuk do ta votojë Gjykatën Speciale, duke potencuar se amandamentet për gjykatën e cenojnë shtetin e Kosovës. “Prandaj kështu si është nuk do ta votoj”, tha ai.
Derisa sa i përket sistemit të drejtësisë, Haxhiu më shumë i ka fajësuar prokurorët që janë të lidhur direkt me këtë punë, sesa partitë politike në Kosovë, transmeton rrokum.tv.
I pyetur nëse partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, deputeti Haxhiu ka thënë se PDK gjithmonë është e gatshme për zgjedhje.
Limi: Nuk po e pres jashtë as Albën, as Dolcen
Parashikimi i motit për sot
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni