Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit dhe lëndën e dërguar në Kushtetuese

17:59 | 6 Mars 2026
Q L

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka njoftuar deputetët për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë.

Në një shkresë zyrtare për deputetët e Kuvendit, kryetarja Haxhiu u ka bashkëngjitur edhe dekretin e presidentes.

Po ashtu, ajo deputetëve iu ka dërguar edhe regjistrimin e kërkesës me numër K.068/26 të Gjykatës Kushtetuese të bërë nga Kryetarja e Kuvendit dhe nëntë (9) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.