Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po qëndron për vizitë zyrtare në Letoni, me ç‘rast është pritur në takim nga ministrja letoneze, Inese Libina Egnere.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se Kosova dhe Letonia kanë një partneritet të fuqishëm teksa theksoi se ka falënderuar ministren letoneze për mbështetjen, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë takim e falenderova për mbështjetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave dhe Këshillin e Evropës”, tha shkruar Haxhiu.
“Diskutuam gjatë për punët që po bëjmë dhe për mbështetjen që na duhet në aspektin e digjitalizimit të sistemit në Kosovë, përdorimin e të dhënave të gjyqësorit në politikëbërje, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër”, tha Haxhiu./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...