Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës jo rrallë herë janë fyer edhe gratë deputete.
Këtë deklaratë, Haxhiu e bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat për dhunën në familje, shkruan Arbresh.info.
“Jemi dëshmitarë që vajzat dhe gratë përballen me shumë probleme dhe vështirësi që ta pasqyroj dhe të adresoj problemin apo problemet më të cilat ballafaqohen gratë. Dhunën ndaj vajzave dhe grave nuk mund ta shkëpusim nga problemet socio-ekonomike të vendit tonë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka përmendur disa femra në Kosovë të cilat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre e të cilët ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Sipas saj, viktimat e dhunës familjare në shumë raste tallen nga Policia kur ato i lajmërojnë rastet në këtë institucion të rëndësishëm./Arbresh.info
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...