Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën në teatrin e Qytetit për të bashkëbiseduar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
“Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve. Iniciativa të shumta do të kontirbuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet”, thuhet në njoftimin e MD.
Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim frytdhënës ndërmjet të pranishmeve dhe Ministres së Drejtësisë./arbresh.info/
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...