Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në vazhdën e aktiviteteve për Ditën e Gruas, ka realizuar vizita në familjet e disa grave që, me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë.
Kryetarja Haxhiu vizitoi mjeken dhe profesoreshën e mikrobiologjisë, prof. dr. Gjyle Mulliqi-Osmani, e cila për më shumë se tri dekada ka punuar, ligjëruar dhe kontribuar në mbrojtjen e shëndetit publik, pastaj gruan e parë gastroenterologe në Kosovë, prof. dr. Drita Berisha, e cila, si mjeke dhe profesoreshë, ka qenë një udhërrëfyese për shumë studentë dhe profesionistë të rinj të mjekësisë, si dhe legjendën e basketbollit për femra dhe ish-lojtaren e KB Universiteti i Prishtinës, Resmije Juniku, e cila i përket një gjenerate sportistesh që në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 i dhanë sportit të grave në Kosovë talent, guxim dhe besim.
“Tri gra nga tri fusha të ndryshme që, me guximin dhe punën e tyre, e kanë hapur derën për të gjitha ato vajza dhe gra që kanë ardhur pas tyre. Përparimi i një shoqërie shpesh fillon kështu, me dikë që guxon ta hapë derën i pari. Dhe falë grave si këto, ajo derë sot qëndron e hapur për të gjitha”, ka thënë në një shënim të saj kryetarja Haxhiu./Arbresh.info










Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...