Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës brenda një muaji.
Sipas saj, në Qendrën në Gjilan nuk kanë mundur të nisin renovimet derisa kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend.
“Kemi pasur diskutime të gjata të cilat janë përmbyllur. Nuk kemi mundur të nisim renovimet në Qendrën në Gjilan pa u ratifikuar marrëveshja në Kuvend. Shumë shpejt marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, brenda një muaji”, u shpreh ministrja Haxhiu gjatë konferencës për media, bashkë me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar një letër-pëlqim, më 20 dhjetor 2021 sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës./arbresh.info/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...