Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se opozita e bashkuar ka qëndrim të qartë sa i përket seancave plenare.
Sipas saj, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
“Situata në Kosovë është e jashtëzakonshme dhe natyrisht që rrethanat nuk kanë ndryshuar, rrjedhimisht nuk ka ndryshuar as qëndrimi i opozitës së bashkuar. Ne konsiderojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit, e aq më pak që të zgjidhet Hashim Thaçi, President. Është thjesht e pakuptimtë që një njeri i cili i ka sjell kaq shumë dëme Kosovës të jetë president i Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Haxhiu u shpreh se Thaçi do duhej të jepte përgjegjësi, qoftë politike apo penale me gjithë dëmin që i ka krijuar Kosovës.
“Duhet të jap përgjegjësi qoftë për negociatat me Serbinë, qoftë gjatë kohës sa vazhdon të jetë ministër i Punëve të Jashtme për mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, rezolutën e Serbisë e cila kaloi në Këshillin e Evropës që fuqizon UNMIK-un në Kosovë e po ashtu është pikërisht Thaçi i cili ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha ajo.
Haxhiu po ashtu tha se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. “…Natyrisht që do të kundërshtojmë njësoj secilën seancë plenare, siç kemi bërë deri më tani. Do t’i përdorim të gjitha mjetet që i kemi përdorur deri më tani për të pamundësuar Hashim Thaçin President të Republikës së Kosovës”.
Në pyetjen e bërë nga Telegrafi se a ka ndonjë kandidat të mundshëm për president nga opozita e bashkuar, Haxhiu tha: “Gjatë këtyre ditëve kanë dal shumë propozime që kinse janë të opozitës, mirëpo ne kemi thënë që opozita e bashkuar nuk ka kandidat për president. Jemi koncentruar që në kundërshtimin e marrëveshjeve të dëmshme, pasi që kemi hyrë në muajin e gjashtë prej kur ne kundërshtojmë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe me Malin e Zi për falje të territorit. Ne nuk kemi kurrfarë propozimi për kandidat për president. Ajo çfarë dihet hapur është që do të kundërshtojmë kandidatin i cili tashmë flitet që është kandidat i mazhorancës dhe natyrisht që do ta kundërshtojmë zgjedhjen e tij si president. Kuvendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe natyrisht derisa të legjitimohet një kuvend i ri atëherë ai kuvend i ri do të ketë mundësi të zgjedh presidentin e Republikës së Kosovës”.
Në prononcimin e saj, dhënë Telegrafit deputetja e Kuvendit ka thënë po ashtu se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese situata tashmë është ndryshuar.
“Situata ka ndryshuar për shkak se tash kërkojmë edhe dorëheqjen e qeverisë për shkak se nuk mund të durojmë që në krye të qeverisë një njeri i cili ka shkel 23 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shtoi ajo.
E, sa i përket protestës së 17 shkurtit ajo tha se kjo nuk është më protestë e opozitës, por është protesta e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Protesta e nëntë janarit ka qenë protesta më e madhe prej pasluftës, madje edhe para luftës. Natyrisht që protesta e 17 shkurtit e thirrur nga opozita e bashkuar nuk është më thjeshtë protestë e opozitës, por është protestë gjithë popullore. Pra qytetarët e Republikës së Kosovës po e dëshmojnë veten qoftë me prezencën e tyre nëpër tubimet që po organizojmë gjithandej sepse për çdo ditë opozita e bashkuar është nëpër tubime për dorëheqjen e qeverisë. Qytetarët do të japin mesazhin e duhur që koha politike e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit ka përfunduar dhe këta njerëz nuk mund të qëndrojnë në krye të institucionit”, tha Albulena Haxhiu.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...