Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se situata pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nuk është ideale.
Sipas saj, Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin e nevojshëm për të ushtruar mandatin e tij, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë lindur për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe.
“Situata nuk është ideale. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk është ideale. Ideale do të ishte që Kuvendi të arrinte të zgjidhte Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit, dhe po të merrte pjesë opozita, e disa po të votonin për, unë mendoj që Rashiq do të ishte zgjedhur si anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Por kjo nuk ndodhi, nuk i gjetëm 6 deputetë sa nevojiteshin,” u shpreh Haxhiu.
Ajo theksoi se pavarësisht këtyre rrethanave, puna e Kuvendit nuk duhet të ndalet, pasi institucioni ka bazën për të funksionuar normalisht.
“Por në këto rrethana ne duhet të jemi të qartë, ne duhet të vazhdojmë. Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar mandatin e vet. Sepse përveç kryetarit të Kuvendit janë edhe katër kryeanzat që janë zgjedhur. Nëse vetëm një ta kishim prej tyre, do të mund ta mbanim mbledhjen e Kryesisë, sepse nevojiten 4 anëtarë që mbledhja të vazhdojë. Ne nuk duhet që të ndalim punën e institucionit më të lartë përfaqësues të Kosovës, pra Kuvendit. Nuk mund që ky Kuvend të mbetet peng i Listës Serbe,” tha ajo./rtk
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi