Haxhiu: Kushtetuta është pikënisja e shtetit dhe shoqërisë

11:28 | 9 Prill 2021
A Z

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Haxhiu shkruan se Kushtetuta është pikënisja e shtetit dhe shoqërisë.

Postimi i plotë:

Me 9 prill shënojmë ditën e Kushtetutës, aktit mbi të cilin betohemi e zotohemi që do ta mbrojmë dhe avansojmë. Kushtetuta është pikënisja e shtetit dhe shoqërisë.

Duke qenë të përkushtuar që të ruhet sovraniteti e integriteti i vendit, respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtat e komuniteteve e shoqërisë ne jemi angazhuar njëkohësisht në avansimin e Kushtetutës sonë dhe tejkalimin edhe të atyre kufizimeve në realizimin e të gjitha të drejtave të një vendi e shteti sovran.

Krahas zhvillimit të demokracisë gjithnjë shënohet edhe avansim i këtij akti më të lartë juridik. Demokracia dhe Kushtetuta janë të pandashme dhe ecin paralel njëra me tjetrën.

9 prilli për vendin tonë nuk është vetëm datë kur ne kthejmë sytë kah Kushtetuta, por data që nuk ndërron asnjë ditë. Ajo mbetet aty përherë, për çdo zyrtar e qytetar.

Të ngjashme