Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se me dhënien me qira të Burgut të Gjilanit për Danimarkën, Republikës së Kosovës i janë kursyer 145 milion euro.
Ajo ka njoftuar se para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion ka prezantuar Marrëveshjen mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Danimarkës, e cila parasheh dhënien me qira për 5 vite burgun e Gjilanit për Mbretërinë e Danimarkës.
Ajo tha se i ka njoftuar deputetët me përmbajtjen e Traktatit, sidomos në çështjet që ndërlidhen me transferin, vizitat e familjarëve, trajtimin e tyre.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Haxhiu ka prezantuar edhe Projektligjin për Përfaqësimin e Institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh.
“Adresova risitë që sjell ky projektligj, rëndësinë e përfaqësimit sa më profesional në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, me ç’rast potencova faktin se vetëm në vitin e fundit, Republika e Kosovës ka fituar tre raste në arbitrazh”.
“Deri më tani, me këto fitore, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer 145 milion euro”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër