Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, mendon se një politikan si Albin Kurti, i cili mori mbi 98 për qind të votave të anëtarësisë së VV’së i duhet Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, pas shpalljes së rezultateve preliminare për kryetar të partisë, Haxhiu thekson se Kurtin tani e presin punë të mëdha.
“Faleminderit gjithë aktivistëve që me punën e tyre e mundësuan këtë proces demokratik. Faleminderit gjithë anëtarëve që shfrytëzuan të drejtën e tyre në zgjedhjet e brendshme. Kryetari i ri i Lëvizjes tonë, Albin Kurti, ka punë të mëdha përpara. Së bashku e me vullnet do t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta. Me angazhim, besim, guxim e dije. Republika e Kosovës dhe qytetarët, më shumë se asnjëherë tjetër, kanë nevojë për nje koncept dhe program si të Lëvizjes dhe një aktivist e politikan si Albini”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...