Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Hoti, duke thënë se po dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.
Haxhiu ka pohuar se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, transmeton Telegrafi.
“Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020. Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.
Tutje, në reagimin e bërë, Haxhiu ka deklaruar se Qeveria Hoti po shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti.
“Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.
Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal”, përfundon reagimi.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur