Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur në tubimin e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 15 vjetorit të themelimit.
“LVV në 15 vjetorin e themelimit e gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Kosovës.”, ka thënë Haxhiu.
“Mbërritja këtu është rezultat i punës dhe angazhimit. Në dhjetorin e vitit 2010 LVV mori pjesë për herë të parë në zgjedhje duke u bërë pjesë e Kuvendit. Angazhimin tonë në kuvend e jetësuam për të shtuar në realizimin e synimeve. E përballë nesh, patëm individë e grupime që morën vendime në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, abuzuam me detyrën zyrtare dhe e zhvatën pasurinë e Kosovës. Hajnat n’burg, por hajnat shkojnë në burg vetëm kur qeverisë Lëvizja Vetëvendosje. Betejat tona shpesh ishin të vështira. Ne u kalitëm në përballje me të padrejtë, e në përpjekje të sinqerta, ku vendit i dhamë frymën e debatit dhe mendimit. Ne e ngjallëm virtytin e kritikës dhe nivelin e përfaqësimit sepse hymë në kuvend jo për t’u rehatuar, por për ta transformuar, opozita për ne nuk ishte debat, ishte rezistencë. Nuk u frikësuam dhe as nuk mundën të na shantazhojnë, pas çdo përballje dolëm edhe më të fortë, siç jemi sot.”, tha Haxhiu
Gjithashtu ajo në fund tha se qeveria Hoti nuk do të jetë jetëgjatë.
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...